Lajme Zone
VKM/ Çmim për individët që kontribuojnë në komunitet, qeveria miraton shpërblime nga 50 deri në 100 mijë lekë për ‘Vullnetarët e vitit’
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VKM/ Çmim për individët që kontribuojnë në komunitet, qeveria miraton shpërblime nga 50 deri në 100 mijë lekë për ‘Vullnetarët e vitit’

Qeveria do të japë shpërblime financiare për individët që kanë dhënë kontribute të veçanta në komunitet. Vlerësimi do të bëhet mbi bazën e ndikimit në komunitet, përkushtimit, vazhdimësisë së angazhimit dhe respektimit të parimeve etike, me një total prej 100 pikësh. Shpërblimet do të jenë përkatësisht 100 mijë dhe 50 mijë lekë.

Qeveria do të aplikojë shpërblime financiare për individë që kanë dhënë kontribute të veçanta, të quajtur “Vullnetarët e vitit.” Sipas vendimit të miratuar, kategoritë janë veprimtari vullnetare afatgjatë dhe afatshkurtër. Vlerësimi kryhet në disa kritere të bazuara me pikë (totali 100 pikë) për ndikimin dhe kontributin në komunitet; përkushtimi, qëndrueshmëria dhe vazhdimësia e angazhimit; integriteti dhe respektimi i parimeve etike. LEXO EDHE:VKM/ Anila Rexha emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë! Kevin Bufi zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme Në bazë të kategorive, shpërblimi është 100 000 dhe 50 000 lekë, përkatësisht. Një individ nuk mund të shpallet fitues i çmimit për dy vite radhazi brenda të njëjtës kategori. V E N D I M PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE DHE TË KRITEREVE PËR NDARJEN E ÇMIMEVE KOMBЁTARE, KATEGORITË E ÇMIMEVE DHE MASËN E SHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR VULLNETARËT E VITIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 40, të ligjit nr.94/2025, “Për vullnetarizmin”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Ky vendim përcakton procedurat dhe kriteret për ndarjen e çmimeve, kategoritë e çmimeve dhe masën e shpërblimit financiar për vullnetarët e vitit në Republikën e Shqipërisë. 2. “Vullnetarët e vitit” janë individët që kanë dhënë kontribut të veçantë në veprimtarinë vullnetare gjatë vitit kalendarik, të përzgjedhur në përputhje me këtë vendim. II. KATEGORITË E ÇMIMEVE DHE KRITERET E PËRZGJEDHJES 1. Çmimet për vullnetarët e vitit ndahen çdo vit në këto kategori: a) Çmimi i vullnetarit për kontribut të shquar në veprimtari vullnetare afatgjatë; b) Çmimi i vullnetarit për kontribut të shquar në veprimtari vullnetare afatshkurtër. Për çdo kategori shpallet 1 (një) fitues. 2. Përzgjedhja e fituesve bazohet në këto kritere: a) Ndikimi dhe kontributi në komunitet (40 pikë), ku vlerësohen: • ndikimi i veprimtarisë vullnetare në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit dhe adresimin e nevojave sociale; • ndikimi i veprimtarisë vullnetare në nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve, zhvillimin e aftësive të tyre dhe forcimin e përfshirjes sociale; • kontributi në promovimin e kulturës së vullnetarizmit dhe angazhimit qytetar në komunitet; b) Përkushtimi, qëndrueshmëria dhe vazhdimësia e angazhimit (30 pikë); c) Integriteti dhe respektimi i parimeve etike (30 pikë). III. DOKUMENTACIONI, AFATET DHE PROCEDURAT 1. Ofruesit e vullnetarizmit paraqesin çdo vit pranë institucionit përgjegjës për çështjet e punësimit dhe aftësive listën e kandidatëve të propozuar për ҫdo kategori, të shoqëruar me raportin e aktivitetit që provon aktivitetin dhe arritjet e tyre për vitin paraardhës. Formulari tip për aplikim jepet në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Afati për paraqitjen e nominimeve është deri më 31 mars të çdo viti. 3. Institucioni përgjegjës për çështjet e punësimit dhe aftësive krijon një Komision Vlerësimi, i përbërë nga: a) Një përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për çështjet e punësimit; b) Dy përfaqësues të institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë. 4. Komisioni shqyrton kandidaturat dhe përzgjedh fituesit në bazë të kritereve të këtij vendimi. 5. Komisioni i paraqet drejtorit të përgjithshëm të institucionit përgjegjës për çështjet e punësimit dhe aftësive raportin përfundimtar të vlerësimit dhe listën e fituesve për miratim. 6. Procesi i vlerësimit përfn brenda datës 30 prill të çdo viti. 7. Lista e fituesve publikohet në faqen zyrtare të institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë. IV. MASA E SHPËRBLIMIT Masa e shpërblimit financiar për secilin fitues të çmimeve të vullnetarëve të vitit është: a) 100 000 (njëqind mijë) lekë për fituesin e ҫmimit sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi; b) 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për fituesin e ҫmimit sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi. V. DISPOZITA TË FUNDIT 1. Financimi i shpërblimeve përballohet nga fondet e miratuara në buxhetin vjetor të institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë. 2. Një individ nuk mund të shpallet fitues i çmimit për dy vite radhazi brenda të njëjtës kategori. 3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ALBANA KOÇIU P.J/Shqiptarja.com TAG: ministria e ekonomise Vullnetarizmi vkm Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.1% Disi 3.1% Vota total: 10284 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?