Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vjedhja e marrëveshjes konfidenciale nga Kuvendi, Balla poston videon e Shehajt me IA: Vuaj nga kleptomania akute! ‘Merr’ edhe mikrofonin


“Problem shëndetësor” e quan Agron Shehaj vjedhjen e marrëveshjes konfidenciale në Kuvend. Të paktën, kështu shprehet ai në një video të ideuar me Inteligjencë Artificiale që e ka postuar Taulant Balla në rrjetet sociale. “Unë nuk doja ta vidhja marrëveshjen, kjo është e vërteta, por unë vuaj nga një problem shëndetësor që ka të bëjë me dorën. Vuaj nga kleptomania akute, nuk kam çfarë t’i bëj, lëv

“Problem shëndetësor” e quan Agron Shehaj vjedhjen e marrëveshjes konfidenciale në Kuvend. Të paktën, kështu shprehet ai në një video të ideuar me Inteligjencë Artificiale që e ka postuar Taulant Balla në rrjetet sociale. “Unë nuk doja ta vidhja marrëveshjen, kjo është e vërteta, por unë vuaj nga një problem shëndetësor që ka të bëjë me dorën. Vuaj nga kleptomania akute, nuk kam çfarë t’i bëj, lëviz dora vetë. Ja edhe tani”, thotë Shehaj duke rrëmbyer mikrofonin e njërit prej gazetarëve dhe ikën ‘sërish’ me vrap. LEXO edhe...Agron Shehaj vodhi marrëveshjen sekrete me SHBA, Aleksandër Çipa: Veprim i papranueshëm që dëmton etikën parlamentare dhe imazhin e Shqipërisë Kleptomania është çrregullim i shëndetit mendor që e shtyn një person drejt vjedhjes së sendeve, pa pasur nevojë për to. Veç videos humoristike, Balla ka reaguar edhe vetë me tone të ngjashme. “Gone ta paskan qarë këtë, njëlloj si ballistët në vakt pasi hynin në kotec për të grabitur pula”, i thotë ai drejtuesit të partisë Mundësia. P.J/E.H/ReportTv.al taulant balla agron shehaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29% Nuk e di 6.7% Vota total: 7103 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?