Lajme Zone
Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit shkon në SPAK, del emri i deputetes socialiste
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit shkon në SPAK, del emri i deputetes socialiste

Skandali i përvetësimit të rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës ka marrë një tjetër përmasë. Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka përcjellë dosjen SPAK-ut, mes dyshimeve se në skemë mund të jetë përfshirë persona me imunitet.

Hetimet ngrenë dyshime se pas përvetësimit të fondeve mund të qëndrojë një grup i strukturuar kriminal, me lidhje të mundshme me persona që gëzojnë imunitet parlamentar... Skandali i përvetësimit të rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës ka marrë një tjetër përmasë. Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka përcjellë dosjen SPAK-ut, mes dyshimeve se në skemë mund të jetë përfshirë persona me imunitet.

Sipas raportimeve, në dosje del deputetja e PS, Etleva Budini, e cila drejtonte postën dhe pasi u bë deputete, në vend të saj u emërua Elisabeta Mataj

Hetuesit dyshojnë se përvetësimi i fondeve nuk ka qenë thjesht veprimtari e disa punonjësve të institucionit, por mund të jetë organizuar nga një grup i strukturuar kriminal me lidhje të forta në Kuvend. Kjo ka bërë që Prokuroria e Durrësit të heqë dorë nga hetimi dhe t'ia kalojë atë SPAK-ut pikërisht për mundësin e përfshirjes së ndonjë deputeti ose ministri në këtë rast. Vlen të kujtojmë se çështja nisi pas kontrolleve të brendshme të Postës Shqiptare, të cilat zbuluan mungesën e rreth 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për pagesat e pensioneve dhe ndihmës sociale në degët e Shijakut dhe Krujës.

Në korrik 2026, policia arrestoi ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj, ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana, nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën, në bashkëpunim. Gjykata caktoi fillimisht masën “arrest në burg” për Matajn dhe “arrest në shtëpi” për dy punonjëset e tjera.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, hetuesit dokumentuan disa episode të lëvizjes së parave nga arka drejt zyrave të drejtuesve të filialit gjatë muajve prill dhe maj. Në dosje u evidentuan gjithashtu mandate financiare me nënshkrime të dyshuara si të falsifikuara. Ish-shefja e financës ka pretenduar në dëshminë e saj se Mataj merrte para nga arka dhe, në disa raste, largohej me to nga institucioni.

Në gusht, Gjykata e Apelit la në fuqi masën e arrestit në burg për ish-drejtoreshën. Më 25 shtator, Gjykata e Durrësit vendosi zëvendësimin e kësaj mase me “arrest në shtëpi”.

Çështja pati zhvillime të tjera në fillim të tetorit, kur policia procedoi djalin e ish-drejtoreshës pas një incidenti me një efektiv dhe arrestoi bashkëshortin e saj, Fetah Mataj, nën dyshimin për kanosje. Sipas raportimeve, ai dyshohej se u kërkonte punonjëseve pagesa mujore në këmbim të ruajtjes së vendit të punës. Më 8 tetor, gjykata la në fuqi masën e arrestit në burg ndaj tij. posta shqiptare spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Studentët stacionohen para Parlamentit, brenda diskutohet buxheti i vitit 2027 18 Nëntor 2026, 16:2116:21Aktualitet Nga të dashurat e Zogut te vilat e Bllokut, Ben Blushi zbulon historitë e çmendura të Tiranës 18 Nëntor 2026, 16:0216:02Aktualitet “Nuk dorëzohemi”/ Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës 18 Nëntor 2026, 15:2115:21Aktualitet Moti i keq godet vendin/ Rrezik përmbytjesh në veri, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë dhe Durrës 18 Nëntor 2026, 14:3514:35Aktualitet 24 prona, automjete dhe shoqëri tregtare, SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove pasuri të grupit të Adi Çobës 18 Nëntor 2026, 13:5013:50Aktualitet Iu sekuestruan 10 milionë euro pasuri, cilët janë zyrtarët që firmosën 700 tendera për bosin e drogës Ilir Shehu 18 Nëntor 2026, 12:2012:20Aktualitet