Lajme Zone
Vizitorët eksplorojnë malësinë e Krujës/ Nëntori regjistron numër të lartë turistësh në Bovillë
KulturëABC News Albania

Vizitorët eksplorojnë malësinë e Krujës/ Nëntori regjistron numër të lartë turistësh në Bovillë

Muaji nëntor ka shënuar një numër të lartë turistësh në zonën e liqenit të Bovillës, një prej destinacioneve natyrore që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj.

Muaji nëntor ka shënuar një numër të lartë turistësh në zonën e liqenit të Bovillës, një prej destinacioneve natyrore që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj.

Bukuritë natyrore të zonës dhe peizazhet e malësisë së Krujës janë kthyer në një arsye më shumë për vizitorët që zgjedhin të eksplorojnë Shqipërinë edhe jashtë sezonit turistik.

Pas shëtitjeve në natyrë, turistët ndalen në lokalet tradicionale të zonës për të shijuar gatimet vendase, të përgatitura me produkte të freskëta dhe sipas traditës shqiptare. Të rinjtë e huaj shprehen të mahnitur nga ajo që kanë zbuluar gjatë udhëtimit të tyre, duke vlerësuar veçanërisht bukuritë natyrore dhe veçantinë e çdo destinacioni që kanë vizituar.

Por vizita në Bovillë nuk është kufizuar vetëm te natyra dhe kulinaria. Pas drekës, turistët janë bërë pjesë e atmosferës festive, duke provuar edhe vallet tradicionale të Tiranës.

Një përvojë që përtej bukurive natyrore u ka dhënë mundësinë të njihen nga afër me kulturën, traditat dhe mikpritjen shqiptare. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet bovillekrujeturiste