Lajme Zone
Vizita në Vatikan/ Papa Leo pret në takim Patriarkun Ekumenik
BotëCNA

Vizita në Vatikan/ Papa Leo pret në takim Patriarkun Ekumenik

Papa Leo XIV priti sot në Vatikan Patriarkun Ekumenik Bartolomeu. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, Primati i Orthodhoksisë dhe Papa diskutuan çështje me interes të përbashkët, që kanë të bëjnë me jetën e dy kishave dhe sfidat e botës moderne. Patriarku Ekumenik, në të njëjtën kohë, i uroi Papa Leos shërim të shpejtë, pas operacionit që iu nënshtrua javën e kaluar. Pat

Papa Leo XIV priti sot në Vatikan Patriarkun Ekumenik Bartolomeu.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, Primati i Orthodhoksisë dhe Papa diskutuan çështje me interes të përbashkët, që kanë të bëjnë me jetën e dy kishave dhe sfidat e botës moderne.

Patriarku Ekumenik, në të njëjtën kohë, i uroi Papa Leos shërim të shpejtë, pas operacionit që iu nënshtrua javën e kaluar.

Patriarku Bartolomeu ka planifikuar të vizitojë nesër Kishën Ortodokse të Shën Theodhorit në Kodrën Palatine në Romë dhe të kryesojë shërbesën hyjnore, ndërsa më pas do të udhëtojë për në Loreto dhe Assisi, për ngjarjet që shënojnë 800-vjetorin e vdekjes së Shën Françeskut. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.