Lajme Zone
Viktor Bardhi u ekzekutua të enjten në Mirditë, në vitin 2023 i vranë vëllain dhe nipin në 2025
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Viktor Bardhi u ekzekutua të enjten në Mirditë, në vitin 2023 i vranë vëllain dhe nipin në 2025

Viktor Bardhi është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në Mirditë, në një ngjarje që rikthen në vëmendje një seri vrasjesh ndër vite.

Viktor Bardhi është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në Mirditë, në një ngjarje që rikthen në vëmendje një seri vrasjesh ndër vite.

Vetëm tre vite më parë, në shtator të vitit 2023, vëllai i tij, Martin Bardhi, u vra me armë zjarri në ambientet e lokalit të tij në Mirditë. Ngjarja dyshohet se lidhej me një konflikt të hershëm dhe hakmarrjen.

Martin Bardhi sapo kishte dalë nga burgu kur u qëllua për vdekje. Ai ndodhej në një tavolinë me tre të afërm, kur dy persona të maskuar zbritën nga një automjet dhe hapën zjarr me armë kallashnikov. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Breshëria e plumbave i mori jetën Martin Bardhit në vend, ndërsa tre të afërmit e tij mbetën të plagosur.

Por seria e ngjarjeve të rënda nuk u ndal me kaq. Në vitin 2025, familja u godit sërish nga një tjetër vrasje.

Kristian Marku, i njohur edhe si Kristi Bardhi, 30 vjeç, i cili ishte nipi i Martin Bardhit, u vra me armë zjarri në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Novoselë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së sotme, identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motivit të krimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet