Saranda u përfshi mbrëmjen e së martës nga stuhi dhe reshje të dendura shiu. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike shkaktuan dëme të shumta materiale, tre të plagosur dhe një viktimë. Sot, është gjetur i pajetë një peshkatar në zonën ishujve në Ksamil, i cili dyshohet se ka vdekur si pasojë e stuhisë. Raportohet se peshkatari është gjetur në det dhe bashkë me të, edhe mjeti i tij i lundrimit.
Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Peshkatari është viktima e dytë që regjistrohet nga moti i keq në vend. Stuhia shkakton të lënduar në Sarandë, humb jetën një punonjës i OSHEE-së gjatë riparimit të rrjetit elektrik
22 Korrik, 08:52 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

