Lajme Zone
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Krujë/ Zona e mbuluar nga tymi toksik
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Krujë/ Zona e mbuluar nga tymi toksik

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Krujë, ndërsa tymi ka...

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Krujë, ndërsa tymi ka mbuluar zonën. Flakët nisën që nga mbrëmja e së martës, ndërsa mbeturinat vijojnë të digjen në thellësi. Tymi toksik është kthyer në shqetësim për banorët.

Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo nga pakujdesia. Banorët shprehen se tashmë era e tymit ka hyrë brenda në shtëpitë e tyre.

Zjarrfikëset e Krujës, të ndihmuara nga ajo e Institutit, kanë punuar përgjatë gjithë natës, por vatrat vijojnë të jenë aktive. Pritet ndërhyrja me fadroma për ta mbuluar me dhe pasi është e vetmja mënyrë për ta shuar plotësisht.

Banorët kanë shprehur shqetësim edhe më parë për fushën e mbetjeve, por autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.