Lajme Zone
Vijon strategjia KÇKS e Veliajt dhe avokatëve të tij
PolitikëCNA

Vijon strategjia KÇKS e Veliajt dhe avokatëve të tij

Veliaj vijon strategjinë KÇKS (kap ça të kapim për në ...

Erion Veliaj Veliaj vijon strategjinë KÇKS (kap ça të kapim për në Strasburg) nga qelia burgut të Durrësit. Ai ka kërkuar avokatët ndërkombëtarë në burg për të sabotuar seancat në GJKKO dhe për të hartuar strategjinë e tij të radhës që siç e kemi raportuar është strategjia KÇKS, pra, (kap ça të kapim për në Strasburg.(LEXO KETU)

Erion Veliaj kërkon të çojë çështjen në Strasburg për të mashtruar se arrestimi i tij është politik dhe për të fituar sa më shumë kohë dhe nga tjetër për të vijuar skemat me zvarritjet e procesve gjyqësore, pasi prej më shumë se një viti nuk shkon në gjykatë, duke treguar se ka vendosur si një frikacak të mos përballet me faktet dhe provat e gjetura ndaj tij.

Duhet të theksojmë se, janë mbi 60 mijë faqe që kanë të shkruar e zeza mbi të bardhë 13 akuzat e rënda penale mbi kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Erion Veliaj. SPAK mbylli hetimet për Veliajn/ Dorëzon 500 faqe akuzë, 60 mijë faqe dokumente e prova

23 Korrik, 15:09 Prej një viti e gjysmë, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, avokati i tij i pandehur, Plarent Ndreca, dhe avokatët nga studio ligjore për të cilat flitet se paguhen qindra mijëra euro, vijojnë me mashtrimet, me gënjeshtrat, me strategji për shtyrjen pafundësisht të seancave gjyqësore.

Këta avokatë që janë paguar qindra mijëra euro nga Erion Veliaj, përflitet rreth 450 mijë euro, kanë thënë gënjeshtra publike se prej 14 muajsh u ishte mohuar takimi me Veliajn. Ky është një mashtrim. Avokatët e Veliajt e kanë takuar Veliajn si vizitorë dhe jo si avokatë pasi nuk plotësojnë kriteret ligjore, ashtu si edhe sot në rastin e raportuar nga mediat pranë tij, ata kanë kërkuar nga SPAK të takojnë Veliajn në qeli si vizitorë.

Kjo për shkak se ligji shqiptar e përcakton qartë. I pandehuri mund të ketë dy avokatë përfaqësues dhe ata duhet të jenë shqiptarë ose avokatë në një nga vendet e BE-së. Strategjia “KÇKS” e avokatëve të Veliajt

30 Korrik, 12:26 Deri më tani kemi parë gënjeshtrat, skemat e skenarët për shtyrjen pafundësisht të seancave gjyqësore si nga Veliaj ashtu dhe nga avokati e tij i pandehur.

Qëllimi i tyre nuk është që Erion Veliaj të gjykohet në Shqipëri, qëllimi i tyre është “KÇKS”, të kapim ç’të kapim për në Strasburg. Pra, e gjithë narrativa e tij është të "kapim ç’të kapim" për ta çuar çështjen në Strasburg. Nuk kemi dëgjuar asnjë deklaratë të thuhet se janë falsifikuar dokumentet apo provat. Gjithë kohës kemi kapur filmin “KÇKS”, të kapim ç’të kapim për në Strasburg. Strategjia “KÇKS” dhe mashtrimet e mbrojtjes së Veliajt

31 Korrik, 10:49 Por koha ka treguar se strategjitë e tyre “KÇKS” kanë dështuar pasi Erion Veliaj qëndron në burg.

Këto studiot ligjore që kanë strategji me gra shtatzëna dhe shtyrjet pafund të procese gjyqesore mendojnë se mund të marrin diçka në Strasburg.

Mbi të rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, për korrupsion, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje e pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.