Lajme Zone
Vijon situata e tensionuar në rrugët e Tiranës/ Protestuesit shkojnë drejt Drejtorisë së Policisë, përballen me bllokadën e uniformave blu
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon situata e tensionuar në rrugët e Tiranës/ Protestuesit shkojnë drejt Drejtorisë së Policisë, përballen me bllokadën e uniformave blu

Vijon të jetë e tensionuar situata në rrugët e Tiranës si pasojë e protestës. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesish, në mënyrë që të largohen.

Vijon të jetë e tensionuar situata në rrugët e Tiranës si pasojë e protestës. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesish, në mënyrë që të largohen. Ndërkohë makina të shumta policie patrullojnë në zona të ndryshme, duke qenë se protestuesit lëvizin herë pas here në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ka një tjetër grumbullim protestuesish pranë Drejtorisë së Policisë në “Myslym Shyri”, por aty kanë hasur me një postobllok të madh policie dhe janë larguar.

Protesta vijon prej orëve të mëngjesit, ku protestuesit kanë sulmuar institucione shtetërore dhe biznese private. Gjithashtu kanë djegur stola, kioska apo koshat e mbeturinave.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, të cilët i janë kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. Top Channel