Lajme Zone
Vijon operacioni për përballimin e zjarreve/ Në Abaze të Krujës, flakët pranë banesave
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon operacioni për përballimin e zjarreve/ Në Abaze të Krujës, flakët pranë banesave

Në lagjen Abaze të Krujës vijon operacioni për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri, ku Forcat e Armatosura janë angazhuar në terren në mbështetje të strukturave të emergjencave.

Në lagjen Abaze të Krujës vijon operacioni për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri, ku Forcat e Armatosura janë angazhuar në terren në mbështetje të strukturave të emergjencave. Efektivët e FA po punojnë krah për krah me zjarrfikësit dhe strukturat e tjera për të frenuar përhapjen e flakëve, si dhe për mbrojtjen e banorëve dhe pronës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ndërhyrje të Forcave të Armatosura po kryhen edhe në zona të tjera të prekura nga zjarret, përfshirë Lurën, Mallakastrën, Vaun e Dejës, Mirditën, si dhe Priskë, Daias e Farkë. Autoritetet bëjnë me dije se, falë angazhimit të strukturave vendore të emergjencave dhe Forcave të Armatosura, situata në shkallë vendi po menaxhohet dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për jetën apo banesat e qytetarëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb