Lajme Zone
Vijon i nxehti përvëlues, temperaturat sot arrijnë deri në 40 gradë celsius
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon i nxehti përvëlues, temperaturat sot arrijnë deri në 40 gradë celsius

Ditën e dielë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, me temperatura që shkojnë deri në 40 gradë celsius.

Ditën e dielë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, me temperatura që shkojnë deri në 40 gradë celsius. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje, jug - juglindje në orët e mesditës LEXO edhe...Temperatura deri në 41 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO) deri ato të pasdites. Në zonën e juglindjes vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në lindje, jug - juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite e në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e juglindjes reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. SI.E./ReportTv.al moti parashikimi i motit Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61% Nuk e di 4.7% Vota total: 3910 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?