Lajme Zone
Vijon i nxehti në Shqipëri, temperatura deri në 37°C këtë të enjte. Reshje të pakta në disa zona
Të tjeraTop Channel

Vijon i nxehti në Shqipëri, temperatura deri në 37°C këtë të enjte. Reshje të pakta në disa zona

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një ditë përgjithësisht të qëndrueshme meteorologjike në të gjithë vendin këtë të enjte, 20 gusht.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një ditë përgjithësisht të qëndrueshme meteorologjike në të gjithë vendin këtë të enjte, 20 gusht. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të herëpashershme. Reshjet pritet të jenë të pakta dhe kryesisht deri në mesditë, më të theksuara në zonat lindore dhe juglindore.

Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat malore mund të arrijë deri në 15 m/s.

Në bregdet, dallgëzimi i detit parashikohet të jetë i forcës 1–3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale priten:

Berat: 22–37°C

Fier: 24–36°C

Elbasan: 23–37°C

Korçë: 17–34°C

Gjirokastër: 18–37°C

Vlorë: 24–34°C

Sarandë: 24–35°C

Tiranë: 24–36°C

Durrës: 24–35°C

Shkodër: 23–36°C

Kukës: 18–36°C

Peshkopi: 16–36°C

Lezhë: 22–35°C

B. Curri: 18–35°C

Në përgjithësi, vendi do të vijojë të karakterizohet nga temperatura të larta tipike për periudhën e verës, me mot më të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Top Channel