Lajme Zone
Vijon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët edhe sot në protestë
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vijon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët edhe sot në protestë

Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, ku përmes pankartave dhe thirrjeve kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën studentore. Të rinjtë janë bërë pjesë e kësaj nisme, duke përcjellë mesazhe solidariteti dhe duke kërkuar më shumë siguri për të ardhmen e tyre.

“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti rrëzohet” janë disa nga sloganet që janë dëgjuar gjatë tubimit. Me pankartat në duar, studentët kanë përcjellë qëndrimet e tyre, duke iu bashkuar zërit të bashkëmoshatarëve që kërkojnë ndryshime.

Përmes kësaj proteste, studentët e Korçës synojnë të tregojnë se solidariteti mes të rinjve është i rëndësishëm për adresimin e shqetësimeve të tyre. Ata kërkojnë një të ardhme më të sigurt dhe më shumë vëmendje ndaj problematikave që prekin komunitetin studentor.