Tensionet vijojnë në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e Mine Pezës, ku protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri në mes të rrugës. Pas më shumë se katër orësh tubim, situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa raportohet për djegie të reklamave dhe tendave në zonat ku janë përqendruar protestuesit. Protestuesit kanë krijuar vatra zjarri në akset rrugore, duke përshkallëzuar situatën në zonat ku po zhvillohet tubimi. Ndërkohë, një institucion financiar në Rrugën e Durrësit raportohet se është dëmtuar pothuajse plotësisht. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia është në gatishmëri.
