Situata në protestë vijon me tensione dhe përplasje të forta mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve pjesëmarrës. Mësohet se forcat e rendit kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve pas përshkallëzimit të situatës në terren. Protestuesit kanë kundërshtuar me forcë shoqërimin e tyre dhe duke bërë tentativa të vazhdueshme për t’i larguar nga duart e forcave të sigurisë.
