Lajme Zone
Vijojnë kontrollet në Pogradec/ Zegullaj: Kemi konstatuar sezon turistik të suksesshëm
PolitikëCNA

Vijojnë kontrollet në Pogradec/ Zegullaj: Kemi konstatuar sezon turistik të suksesshëm

Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë, në bashkëpunim me inspektoratet dhe Bashkinë Pogradec, vijon kontrollet periodike në vijën liqenore të Pogradecit. Sipas prefektes Florina Zegullaj, qëllimi i këtyre kontrolleve është që të raportohet mbi situatën e deritanishme dhe të përmirësohen problematikat që mund të hasen përgjatë verës. Sipas Zegullajt, deri më tani, nga të gjitha raportimet rezult

Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë, në bashkëpunim me inspektoratet dhe Bashkinë Pogradec, vijon kontrollet periodike në vijën liqenore të Pogradecit. Sipas prefektes Florina Zegullaj, qëllimi i këtyre kontrolleve është që të raportohet mbi situatën e deritanishme dhe të përmirësohen problematikat që mund të hasen përgjatë verës. Sipas Zegullajt, deri më tani, nga të gjitha raportimet rezulton se Pogradeci ka pasur një sezon të qetë, të suksesshëm dhe pa problematika të mëdha, të cilat do të cenonin sezonin dhe sigurinë e pushuesve.

Në këtë inspektim, Zegullaj ka marrë shpjegime mbi sigurinë dhe rendin, zhurmat e lokaleve, punën e Policisë Kufitare për mjetet ujore, deri edhe te siguria ushqimore dhe cilësia e ujit, parametrat e të cilave kanë qenë brenda normave të kërkuara.

Inspektori i AKU-së ka theksuar se nuk ka pasur probleme deri në këto momente, por deri në fund të gushtit ai ka cilësuar se do të ketë kontrolle ndaj objekteve që shihen se mund të cenojnë sigurinë ushqimore.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur që gjatë kësaj kohe nuk ka pasur probleme me rendin dhe orari për zbatimin e lejimit të muzikës nuk është shkelur.

Ndërkohë, gjatë shëtitores janë 4 çezma ku uji është i pijshëm dhe mund të konsumohet. Gjithashtu, janë ndalur dhe tek cilësia e ujërave të liqenit, të cilat janë brenda parametrave të ujërave sipërfaqësore.

Ndryshe nga vitet e kaluara, gushti i këtij viti ka sjellë një trefishim të fluksit të pushuesve në qytetin liqenor, ndaj edhe institucionet po qëndrojnë çdo ditë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit, ndërkohë që edhe Agjencia e Bregdetit çdo dy javë zhvillon kontrolle për zbatimin e lejeve për stacionet e plazheve./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.