Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me zjarrin masiv në malin e Krujës. Nufi ka bërë me dije se që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, zjarri është vendosur plotësisht nën kontroll.
Ndërkohë, një pjesë e mbetur në majë të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.
Në terren për shuarjen e zjarrit u anagazhuan mbi 200 efektivëve zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas informacioneve, vetëm një godinë rezulton e shkrumbuar nga zjarri (magazinë e një biznesi).
Postimi i plotë: Zjarri në Krujë u dominua plotësisht! Që prej orës 06:00 të mëngjesit, është vendosur plotësisht nën kontroll, falë angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave operacionale.
Një pjesë e mbetur në majë të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.
Situata është krejtësisht e qetë dhe fatmirësisht një katastrofë e mundshme u parandalua falë angazhimit në terren të mbi 200 efektivëve zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura - të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës në të gjithë perimetrin e zonës së prekur.
Pjesa më e madhe e këtyre forcave tashmë janë rishpërndarë.
Vetëm një godinë rezulton e shkrumbuar nga zjarri (magazinë e një biznesi). Fatmirësisht, nuk ka asnjë jetë të cenuar dhe asnjë banesë të djegur.
Falënderim dhe mirënjohje pa kufij për përshkushtimin dhe sakrificën e veçantë të secilit prej efektivëve të forcave operacionale që luftuan në mënyrë të paepur për shuarjen e zjarrit masiv në Malin e Krujës! /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

