Vazhdon saga e vjedhjeve në qytetin e Korçës. Mesnatën e kësaj të marte, në lagjen nr 16 persona të paidentifikuar ende për policinë e Korçës kanë thyer xhamat e një dyqani, duke hyrë brenda dhe duke vjedhur para dhe sende të tjera. Në deklarimin për policinë, pronarja e dyqanit është shprehur se i janë vjedhur 1 milionë lekë të vjetra dhe disa steka me cigare. Policia ka mundur të gjejë disa shenja gishtërinjsh ndërsa ka sekuestruar edhe kamerat në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit/autorëve dhe ndalimin e tyre. Ky është rast i përsëritur në Korçë, ku persona të ndryshëm vjedhin dyqanet në lagjet periferike.
