Jo e para që reagon, por padyshim një prej atyre grave, heshtja e thyer e së cilës shënon një kthesë të rëndësishme në çështjen e videove intime që prej ditësh, janë temë e ndjeshme. Aktorja Monika Lubonja ka ngritur padi kundër kompozitorit Adi Hila. Ashtu siç më herët ishte raportuar se artistet e përfshira në to nuk kishin dijeni mbi ekzistencën e tyre, edhe Lubonja konfirmon se s’ka autorizuar kurrsesi regjistrimin e tyre e aq më tepër, shpërndarje, shitje e publikim. LEXO edhe...Një bordello gjigande Ajo shprehet se i është shkelur besimi nga dikush që e ka dashur, madje flet për një tradhti nga një njeri që i ka falur disa vite, duke zbuluar për herë të parë raportin e saj me Hilën. Tanimë, duket se s’ka mbetur më asnjë grimcë nga kjo marrëdhënie. Lubonja e quan të pabesë dhe e bën të qartë se çështja i ka kaluar drejtësisë. Ndërsa për publikun, lutja e vetme është të mos e baltosë e të mos tallet me dhimbjen, si dhe kërkon që të reshtë shpërndarja e videove. Përpara Lubonjës, reaguan edhe Eli Fara e Blerina Matraku që në mënyrë të ngjashme kanë shprehur lëndimin për cenimin e privatësisë. Matraku kërkoi gjithashtu falje kundrejt bashkëshortes së Hilës dhe vajzave të tij, duke ia lënë pjesën tjetër në dorë autoriteteve. Kompozitori Adi Hila e ka pranuar regjistrimin e videove, duke u shprehur se e kishte bërë për çështje sigurie. Videot eksplicite, ku identifikoheshin disa prej artisteve të përfshira, u publikuan dhe shpërndanë përpara disa ditësh nga gazetari Elton Tozaj. Reagimi i plotë: Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj. Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime. Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje. Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime. Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë. I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë. Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj. P.J/ReportTv.al videot intime te artisteve Monika Lubonja adi hila Komento Komente Ervin: 06/10/2026 20:34 Cfare emri tu vesh ketyre mor vella.. Përgjigju Ladi: 06/10/2026 20:29 Gërmo "Tare"germo e shumë gjëra do dali ai të dënohet përjetë ka bere krime mbi gratë Përgjigju psa: 06/10/2026 20:25 Monika vazhdo se ke plotesisht te drejte. Mos e caj koken fare se cfare thone publiku pasi ke zero kontroll mbi ta.Ti dhe personat e tjere ne ato video nuk keni bere asnje gje qe mund te konsiderohet imorale.Thjesht njerez qe bejne seks ne menyre konsensuale. Krimi eshte i gjithi i Hiles qe ju filmoi fshehurazi. Përgjigju Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.1% Nuk e di 6.9% Vota total: 3356 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

