Vijojnë tensionet në Kuvend, ndërsa mazhoranca voton projektligjet e rendit të ditës mes protestës së deputetëve të opozitës. Deputetët opozitarë godasin tavolinat dhe duartrokasin për të krijuar zhurmë, ndërsa kanë vendosur disa prej karrigeve mbi tavolinat e sallës. Opozita kërkon lirimin e studentëve të arrestuar dhe ka shfaqur fotografi që, sipas saj, dokumentojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. Në pamjet e publikuara nga LSA shihet edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i është bashkuar protestës në sallë duke duartrokitur. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kuvend
