Rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës morën një tjetër pamje, teksa mes tyre parakaluan makina të rralla retro, duke tërhequr vëmendjen e turistëve dhe të apasionuarve pas automobilizmit. Në qytetin e gurtë mbërritën koleksionistë italianë, pjesëmarrës në “Gran Tour Albania”, të cilët sollën një ekspozitë të veçantë automjetesh klasike në zemër të Gjirokastrës. LEXO edhe...Adrenalinë dhe kthim pas në kohë, ‘Tirana Grand Prix’ bashkon të pasionuarit e automobilizmit për 3 ditë Makinat retro dhe tingujt e iso-polifonisë krijuan një atmosferë të veçantë në mbrëmjen gjirokastrite. Eventi vjen në një fillimtetori ku Gjirokastra vijon të presë një numër të lartë vizitorësh, ndërsa ndalesa e makinave retro i shtoi një tjetër atraksion qytetit gjatë sezonit të vjeshtës. Aktiviteti u organizua nga Old Cars Club në bashkëpunim me DPSHTRR. SI.E./ReportTv.al Gjirokaster makina retro retro Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3437 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
