Lajme Zone
SportReport TV

Videoja e partneres i kushton patentën e makinës Icardit, i pezullohet deri në vitin… 2099! (VIDEO)


Partnerja e tij publikoi një video ku kryheshin disa shkelje, ndër to edhe drejtimi i automjetit me patentë të skaduar. Ajo shfaqet në video pa rrip sigurimi dhe me më shumë se gjysmën e trupit jashtë dritares, ndërsa automjeti është në lëvizje

Mauro Icardi nuk e ka nisur mirë sezonin. Pas përfundimit të kontratës me Galatasarayn, sulmuesi argjentinas vazhdon të jetë pa klub dhe me shumë pikëpyetje rreth të ardhmes së tij. Tani, atij i është pezulluar e drejta për të drejtuar automjetin, pasi partnerja e tij publikoi një video ku kryheshin disa shkelje, ndër to edhe drejtimi i automjetit me patentë të skaduar. Data simbolike në të cilën përfn pezullimi paraprak është 1 janari 2099, në përputhje me “Ligjin Provincial 13927” të distriktit të Buenos Airesit. LEXO edhe...Klodian Braho merr pjesë në konferencën e DEA-s në Buenos Aires, në fokus lufta kundër organizatave terroriste e kriminale Për më tepër, partnerja e tij aktuale shfaqet në video pa rrip sigurimi dhe me më shumë se gjysmën e trupit jashtë dritares, ndërsa automjeti është në lëvizje: “Eugenia ‘la China’ Suárez hoqi rripin e sigurimit dhe nxori një pjesë të madhe të trupit nga dritarja, ndërsa Mauro Icardi vazhdonte të drejtonte automjetin. Pas publikimit të videos, konstatuam se Icardi e kishte patentën e drejtimit të skaduar”, shkruan Ministria e Transportit në videon e shpërndarë në X. Institucioni ka theksuar se kjo shkelje sjell heqjen e patentës dhe se futbollisti duhet t’i nënshtrohet një testi për ta rikthyer atë: “Vendosëm pezullimin paraprak. Përpara se të marrë një patentë të re, ai duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi për të përcaktuar nëse është i aftë të drejtojë automjet. Siguria rrugore nuk lejon përjashtime”, përfi institucioni. Icardi, në atë kohë, do të ishte mbi 100 vjeç. Ndërsa futbollisti akuzon qeverinë për kërkim të vëmendjes mediatike dhe për neglizhencë. Ai i fton të merren me gjëra të tjera, si rrugët, dhe edhe më ashpër u thotë: “Shkoni të punoni.” “Përshëndetje, mirëmëngjes. Doja të dija se si arritët ta çaktivizonit patentën italiane që e kam deri në vitin 2029. Më duket e çuditshme që edhe Ministria e Transportit merret me mua vetëm për të marrë pak jehonë mediatike. Përqendrohuni te rregullimi i rrugëve, në mënyrë që të kemi një qarkullim më të mirë në vendin tonë, në vend që të rrini duke postuar në Twitter. Ndaloni së gënjyeri njerëzit dhe filloni të punoni. Patenta argjentinase duhet të dorëzohet kur e konvertoni në një patentë evropiane. Çfarë lloj pezullimi po përpiqeni të shpikni?” P.J/E.H/ReportTv.al Argjentine Buenos Aires Mauro Icardi Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.1% Disi 11.4% Vota total: 4151 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?