Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Zjarri ‘përpin’ kodrat me ullinj e shkurre në Radostinë, situatë alarmante


Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë  mesditën e sotme një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës, ne vendin e quajtur “ Fiqtë” , duke alarmuar banorët dhe duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës, ne vendin e quajtur “ Fiqtë” , duke alarmuar banorët dhe duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, në vendngjarje kanë mbërritur automjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe e bën më të vështirë ndërhyrjen . Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer, i cili vështirëson lëvizjen e mjeteve dhe afrimin pranë vatrave të zjarrit. Zjarrfikësit vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në sipërfaqet përreth. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb