Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat pranë Himarës, rrezikohen banesat


Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje kodrat pranë lagjes “1 Maji” në qytetin e Himarës.

Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje kodrat pranë lagjes “1 Maji” në qytetin e Himarës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë, duke rrezikuar banesat, por edhe sipërfaqet me pemëtari që ndodhen në afërsi.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të tyre kanë dalë edhe banorë të Himarës, të cilët po kontribuojnë në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit. Për këtë arsye, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe mbështetjen e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje.

Aktualisht, ndërhyrja e forcave në terren është përqendruar në izolimin e flakëve dhe ndalimin e përparimit të tyre drejt banesave, si dhe në mbrojtjen e pronave dhe sipërfaqeve të tjera që ndodhen në zonë.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa forcat në terren vijojnë punën për neutralizimin e situatës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet himarezjarr