Lajme Zone
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Zjarr masiv në një magazinë në Cërrik, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve


Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe një magazinë të mbushur me bar të thatë në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe një magazinë të mbushur me bar të thatë në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.

Për shkak të intensitetit të lartë të flakëve, në vendngjarje janë mobilizuar forcat zjarrfikëse nga katër bashki: Cërriku, Elbasani, Gramshi dhe Belshi.

Zjarrfikësit po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e flakëve, me qëllim shmangien e përhapjes së tyre në objektet dhe zonat përreth. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në gjënë e gjallë.

Operacioni i ndërhyrjes vijon, ndërsa forcat zjarrfikëse po përpiqen të vënë nën kontroll situatën. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet