Lajme Zone
VIDEO/ Zhupa denoncon situatën: Turizmi i boteve dhe shisheve! Saranda e Ksamili pa ujë në kulmin e sezonit turistik
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ Zhupa denoncon situatën: Turizmi i boteve dhe shisheve! Saranda e Ksamili pa ujë në kulmin e sezonit turistik

Në kulmin e sezonit turistik, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar krizën e furnizimit me ujë në Sarandë dhe Ksamil.

Në kulmin e sezonit turistik, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar krizën e furnizimit me ujë në Sarandë dhe Ksamil. Përmes një reagimi publik, Zhupa e cilëson situatën si “turizmi i boteve”, duke theksuar se banorët, bizneset dhe turistët janë detyruar t’u drejtohen bidonëve dhe boteve për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Ajo thekson se, pavarësisht se Saranda është e rrethuar nga burime ujore, ndër vite ka munguar investimi serioz në infrastrukturën e ujësjellësit, duke e kthyer problemin e ujit në një krizë që dëmton imazhin e destinacionit, ekonominë lokale dhe cilësinë e turizmit. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Turizmi i boteve me ujë, Sarandë e Ksamil, 2026! Kjo është pamja që shikon kudo në kulmin e sezonit: bote uji që kanë pushtuar Sarandën dhe Ksamilin, sepse uji i pijshëm mungon dhe kjo është zgjidhja e vetme që u ka mbetur banorëve, bizneseve dhe turistëve. Saranda është një qytet i rrethuar nga burime ujore, por as sot nuk arrin të garantojë furnizimin normal me ujë. Sepse ka munguar vullneti për të investuar seriozisht në infrastrukturën e ujësjellësit dhe pse ka qënë premtim i çdo palë zgjedhje lokale dhe qëndrore.

Kjo nuk është vetëm një krizë uji, është krizë turizmi cilësor. Është goditje për imazhin e Sarandës dhe Ksamilit, për ekonominë lokale dhe për qytetarët. Në vend të një destinacioni modern turistik, po ofrojmë turizmin e shisheve, bidonëve dhe boteve të ujit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: zhupa