Janë publikuar pamje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse në automjetin, që dyshohet se përdorej nga avokati i njohur Idajet Beqiri dhe bashkëshortja e tij, Nexhi Beqiri. Siç shikohet në pamje, xhami i përparmë i makinës është dëmtuar rëndë. Ndërsa, copëza mjeti janë shpërndarë në vendngjarje. Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, makina qëndronte në këtë vend prej 10 ditësh, pasi çifti i bashkëshortëve ndodheshin jashtë shtetit. Deri tani janë marrë në pyetje vetëm dëshmitarë. Ende nuk ka gjurmë nga autorët, edhe pse janë këqyrur pamjet e sigurisë në vendngjarje. Menjëherë, pasi avokati Idajet Beqiri dhe bashkëshortja të arrijnë në Shqipëri, pritet të merren në pyetje nga policia, nëse kanë pasur kërcënime, për shkak të detyrës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Idajet Beqiri makina xhama te thyer
