Lajme Zone
Video/ U mor peng nga ish-i fejuari pas krimit në familje, momenti kur policia shpëton 24-vjeçaren. Efektivi e merr në krahë, ndërsa autori…
SportTop Channel

Video/ U mor peng nga ish-i fejuari pas krimit në familje, momenti kur policia shpëton 24-vjeçaren. Efektivi e merr në krahë, ndërsa autori…

Kjo video tregon momentin kur policia shpëton 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mor peng nga 35-vjeçari Nertil (Refit) Buzi, pasi ai kishte vrarë prindërit e saj me armë gjahu brenda banesës.

Kjo video tregon momentin kur policia shpëton 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mor peng nga 35-vjeçari Nertil (Refit) Buzi, pasi ai kishte vrarë prindërit e saj me armë gjahu brenda banesës. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket momenti kur efektivi, i cili ka qenë nën mbiqyrjen e snajperistëve të RENEA-s, i afrohet duke e marr në krahë. Pasi autori e la të lirë, Rozalinda del nga makina e zbathur, ndërsa autori Nertil Buzi, i cili ndodhej ende në makinë, i hedh nga automjeti atletat e saj.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil Buzi, u fut i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka. Në ato momente, bashkëshortët Kosta (Arben) dhe Belerie Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë.

Menjëherë pas hyrjes në banesë, autori hapi zjarr ndaj çiftit. Kosta Plaka humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Belerie Plaka, mbeti e plagosur rëndë. Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas krimit, 35-vjeçari mori me forcë 24-vjeçaren, me të cilën kishte pasur një lidhje prej nëntë vitesh, dhe u largua nga pjesa e pasme e banesës. Më pas ai u drejtua drejt fshatit Kurjan, ku, pas disa orësh ndjekjeje nga forcat e policisë, e la të renë të lirë dhe pa lëndime.

Operacioni për kapjen e autorit vijoi për disa orë. Pavarësisht negociatave të pandërprera me efektivët e Policisë së Shtetit, që zgjatën rreth shtatë orë, 35-vjeçari refuzoi të dorëzohej dhe, në fund, i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje. Top Channel