Pamjet që shihni tregojnë momentin kur Ergys Agasi del nga ambientet e Drejtorisë së Policisë ku u mor në pyetje nga agjentët e BKH.
Agasi më tej u shoqërua në bllokun e sigurisë. Agasi shihet i rrethuar nga shumë efektivë, ndërsa i janë vendosur pranga. Ai shfaqet me shapka dhe pantallona të shkurtra. Kujtojmë se ai u arrestua teksa udhëtonte me makinë me ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku.
Prej dy javësh Ergys Agasi ishte në monitorim nga Policia dhe SPAK. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

