Në Gjykatën Penale po zhvillohen seancat për caktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar gjatë ditës së dytë të protestës. Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës, e cila do të shqyrtojë kërkesat për masat e sigurisë ndaj tyre. Kujtojmë se prej 4 ditësh po mbahen protesta masive në Tiranë dhe në rrethe, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arrestime masa protesta
