Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Bërrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale. Mësohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi në ambientet e karburantit, ku furnizohen automjetet me gaz. Për pasojë, një godinë 1 katëshe është shembur, ndërsa tre punonjës të karburantit kanë mbetur të plagosur. Në momentin e shpërthimit, në karburant ndodhej një automjet që po furnizohej me gaz. Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë apo të dëmtuar nga shpërthimi. Tre punonjësit e plagosur janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur. Shpërthimi ka shkaktuar panik në zonën e Bërrylit, ndërsa dëmet në godinën e karburantit janë të dukshme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe autoritetet, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të shpërthimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

