Protesta studentore zhvendoset përpara Kryeministrisë, ku janë regjistruar sulme me gurë dhe përplasje me forcat e rendit. Një numër i madh efektivësh janë vendosur përpara godinës, ndërsa policia po përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën. Tensionet e protestës studentore janë zhvendosur përpara Kryeministrisë, ku demonstruesit janë përplasur me forcat e policisë, duke hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të tyre.
Një prani e madhe policore është vendosur përpara godinës së qeverisë, ndërsa situata është tensionuar pas sulmeve të protestuesve.
Forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të penguar afrimin e saj drejt institucionit. Përplasjet te Kryeministria shënojnë një tjetër moment të tensionuar të ditës së dytë të protestës studentore, e cila prej disa orësh është shoqëruar me incidente të dhunshme dhe dëmtime të institucioneve publike.
Më herët, protestuesit thyen derën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, hynë në ambientet e godinës dhe nxorën objekte, të cilave u vunë flakën. Sulme me gurë u regjistruan edhe ndaj ministrive të tjera, ndërsa një zjarr përfshiu katin e parë të Ministrisë së Financave.
Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit u regjistruan zjarre dhe përplasje me policinë, e cila përdori gjithashtu gaz lotsjellës dhe autobotë uji.
Tashmë, me protestuesit e zhvendosur përpara Kryeministrisë, tensionet vijojnë mes hedhjes së gurëve dhe ndërhyrjeve policore.
Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar gjatë përplasjeve të fundit përpara godinës së qeverisë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Sulmi dhe flakët te Ministria e Ekonomisë, policia shoqëron disa persona 14 Tetor 2026, 17:1017:10Aktualitet Përshkallëzohet situata, tym e flakë në katin e parë të Ministrisë së Financave 14 Tetor 2026, 17:0717:07Aktualitet Video/ Protestuesit hyjnë me forcë në Ministrinë e Ekonomisë, nxjerrin objektet dhe i djegin; përplasje të forta me policinë 14 Tetor 2026, 16:5016:50Aktualitet “Digje Parlamentin!”/ Studentët zhvendosin protestën, nisin marshimin drejt Kuvendit 14 Tetor 2026, 16:4616:46Aktualitet Kush i kontrollon licencat e lojërave të fatit? Anëtarët e AMLF-së me pasuri miliona euro, hotele, kulla dhe kompani të dyshimta 14 Tetor 2026, 16:4416:44Aktualitet Video/ Qendra e Tiranës në kaos, zjarr i përmasave të frikshme, tym dhe trafik i bllokuar 14 Tetor 2026, 16:3716:37Aktualitet

