Një valixhe në flakë para Ministrisë së Arsimit është kthyer në simbolin e një proteste që shkon përtej pakënaqësisë ndaj qeverisë. Përmes këtij gjesti të fortë, të rinjtë kanë përcjellë revoltën ndaj një realiteti që i shtyn shqiptarët të largohen nga vendi në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Duke e pagëzuar në mënyrë ironike institucionin si “Ministria e Emigrimit”, protestuesit kanë goditur drejtpërdrejt një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare: largimin masiv të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, të cilët nuk shohin perspektivë në vendin e tyre.
Valixhja e djegur nuk është thjesht një objekt i vënë në flakë, por një mesazh proteste për një vend që rrezikon të humbasë brezin e ri. Në vend që të përgatiten për të ardhmen në Shqipëri, shumë të rinj e shohin emigrimin si të vetmen rrugë për të ndërtuar jetën e tyre. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

