Lajme Zone
VIDEO-SYRI TV/ Përkujtohen në Lusnë të Lumës martirët antikomunistë, 30 persona u vranë në 1944
PolitikëSyri

VIDEO-SYRI TV/ Përkujtohen në Lusnë të Lumës martirët antikomunistë, 30 persona u vranë në 1944

Janë përkujtuar me një memorial në Lusna të Lumasit ne Kukës 30 martirët antikomunistë që humben jetën në shtatorin e 1944. Historianë dhe pjesëmarrës në këtë ceremoni e cilësua ngjarjen si një nga masakrat më të rënda të luftës civile në Shqipëri

Janë përkujtuar me një memorial në Lusna të Lumasit ne Kukës 30 martirët antikomunistë që humben jetën në shtatorin e 1944. Historianë dhe pjesëmarrës në këtë ceremoni e cilësua ngjarjen si një nga masakrat më të rënda të luftës civile në Shqipëri SYRI TVLexo edhe:Horoskopi, 20 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë 30 martirët antikomunistë që humben jetën në shtatorin e 1944 u përkujtuan në një ceremoni në Lusn╡ të Lumës ne Kukës. Kryeplaku i fshatit, Jonuz Kolgjini, tha se memoriali është një shenjë respekti për ata që, sipas tij, sakrifikuan jetën për Lusnën dhe për trojet shqiptare. Historiani nga Prizreni, Parim Kosova, e cilësoi masakrën e Lusnës si një nga ngjarjet më të rënda të luftës civile në Shqipëri gjatë vitit 1944. Bedri Peposhi, me origjinë nga fshati Lusën i Kukësit, mbart një histori të dhimbshme, por edhe të mbushur me qëndresë. Ai kujton se ky fshat u godit rëndë nga dhuna e regjimit komunist e të tjerë u dëbuan nga Shqipëria. Duke folur për politikën e sotme shqiptare, Peposhi shpreh mendimin se pasardhës të figurave të regjimit komunist vazhdojnë të mbajnë poste të rëndësishme në drejtimin e vendit. Sipas deshtmitareve te ngjarjes ende te gjallë në shtator të vitit 1944 në fshatin Lusnë ndodhi një përplasje e armatosur që zgjati tre ditë, ku mbetën të vrarë 39 persona nga të dyja palët, partizanë të Brigadës së 5-të dhe banorë të Lusnës e të krahinës së Lumës.