Dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur nga një seri sulmesh me raketa dhe dronë ukrainas në qytetin rus të Belgorodit, mbrëmjen e së dielës, 30 gusht. Sipas zëvendësguvernatorit të Belgorodit, Alexander Shuvayev, dy viktimat humbën jetën pasi një objekt tregtar u godit gjatë sulmeve. Si pasojë, shpërthyen zjarre në shtatë depo në qytet.
Një prej sulmeve raportohet se ka goditur termocentralin e Belgorodit, ku shpërtheu një zjarr. 🚨 BREAKING — HEAVY MISSILE STRIKES HIT BELGOROD, RUSSIA
Today’s Ukrainian missile strikes on Belgorod have reportedly hit the Belgorod Thermal Power Plant and the Estate Logistics complex, which includes a sorting center and an Ozon logistics facility.
A missile also… pic.twitter.com/efHM2Po5rf
— Intelligence FRONT (@intelligencefnt) August 30, 2026 Në mesin e objekteve të goditura ishte edhe një depo e kompanisë ruse të shitjeve me pakicë Ozon. Kompania deklaroi se punonjësit u evakuuan në kohë, por sulmi shkaktoi viktima. Ozon ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj në Belgorod.
Gjithashtu, një raketë goditi një ndërtesë ku ndodhet një stacion televiziv, sipas raportimeve lokale.
Sulmet ndaj depove të Ozon kanë nisur gjatë javës së fundit, pas më shumë se një muaji sulmesh ndaj objekteve në pronësi të konkurrentit të saj kryesor, Wildberries. Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Wildberries për furnizimin e ushtrisë ruse me pjesë këmbimi për dronë dhe pajisje të tjera. Top Channel

