Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Video skandaloze/ Serbët nderojnë Ratko Mlladiçin, puthin foton e kriminelit të luftës dhe brohorasin në kor: Thikë, tel, Srebrenicë!


Tubime u mbajtën në disa qytete të Republikës Sërpska, ku nuk munguan thirrjet e kobshme "Thikë, tel, Srebrenicë".

Pamje surreale janë këto që vijnë nga qyteti Pale në Republikën Serpska, ku të shtunën u mblodhën me qindra persona për të nderuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiç që vdiq në Hagë. Në Parkun Olimpik të qytetit ishin ndezur qirinj dhe vendosur flamuj serbë. Pjesëmarrësit brohoritën emrin e Mlladiçit dhe kënduan këngë patriotike në nder të tij. Pamjet tregojnë njerëzit e pranishëm që puthin flamurin serb dhe fotografinë e madhe të Mlladiçit duke e quajtur atë hero. LEXO EDHE:Ministri serb në Maqedoninë e Veriut glorifikoi Ratko Mlladiçin, BDI ultimatum VLEN-it: Ose ai largohet nga qeveria, ose ju Tubime të ngjashme janë zhvilluar edhe në Zvornik, Vishegrad, Foça, Novi Grad dhe qytete të tjera të Republikës Sërpska. Në Prijedor u vendos një banderolë me mbishkrimin "Lavdi ty, Gjeneral", ndërsa në Zvornik, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, u dëgjuan thirrje "Thikë, tel, Srebrenicë". Qyteti Pale ka një simbolikë të veçantë, pasi gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992 deri në 1995, ishte qendra politike e udhëheqjes së serbëve të Bosnjës, të drejtuar nga Radovan Karaxhiç. Sipas dokumenteve të Tribunalit të Hagës, aty funksiononte administrata politike e serbëve të Bosnjës, ndërsa Mlladiqi ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës Sërpska. Në vitin 2017, Tribunali i Hagës e dënoi Mlladiçin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli në vitin 2021. Ai u shpall fajtor për gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, përndjekje, vrasje, dëbime me forcë, terrorizimin e civilëve në Sarajevë dhe marrjen peng të personelit të OKB-së. ‘Kasapi i Bosnjes’ vdiq më 27 gusht në moshën 84-vjeçare në Hagë. Ndërkohë, Kodi Penal i Bosnje dhe Hercegovinës e konsideron vepër penale glorifikimin e personave të dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Për raste të ngjashme, prokuroria boshnjake ka ngritur më herët edhe akuza ndaj personave që kanë lavdëruar publikisht Mlladiçin. U.D/Shqiptarja.com TAG: Masakra e Srebrenicës Bosnje Hercegovina Ratko Mlladiç Republika Sërpska Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.9% Drejtësia 66.2% Nuk e di 2.9% Vota total: 781 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?