Lajme Zone
VIDEO/ Shqiptari shkakton aksidentin e pazakontë në Selanik, hyn me makinë në lokal dhe plagos 3 persona
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Shqiptari shkakton aksidentin e pazakontë në Selanik, hyn me makinë në lokal dhe plagos 3 persona

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një lokali plot me klientë.

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfi brenda një lokali plot me klientë. Nga përplasja u plagosën tre persona që ndodheshin në lokal, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Policia arrestoi drejtuesin 45-vjeçar, me shtetësi shqiptare.

Testi i alkoolit tregoi 0,77 dhe 0,74 mg/l në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri i lejuar është 0,25 mg/l.

Shoferi do të dërgohet para autoriteteve gjyqësore, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.

VIDEO E AKSIDENTIT Top Channel