Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ “Shqipëria e shqiptarëve” – Protestuesit me thirrje gjatë marshimit në kryeqytet: Pushteti i tmerruar!


Protesta kundër qeverisë ka vijuar me një marshim masiv përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, ku qytetarët e mbledhur kanë përshkuar rrugët e Tiranës me pankarta në duar dhe me thirrje të njëpasnjëshme kundër mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.

Protesta kundër qeverisë ka vijuar me një marshim masiv përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, ku qytetarët e mbledhur kanë përshkuar rrugët e Tiranës me pankarta në duar dhe me thirrje të njëpasnjëshme kundër mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama. Lëvizja e protestuesve ka përfshirë disa nga nyjet më të rëndësishme të Tiranës. Pasi u grumbulluan përpara godinës së Kryeministrisë, turmat e qytetarëve kanë vijuar marshimin drejt zonës së stadiumit “Air Albania”, për të zhvendosur më pas qëndresën e tyre drejt Rrugës së Elbasanit. Përgjatë të gjithë itinerarit, protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe kritike ndaj pushtetit dhe kanë brohoritur parulla kundër qeverisjes aktuale. Ndër korret kryesore që kanë ushtuar në rrugët e kryeqytetit ka qenë thirrja e përsëritur e turmës: “Shqipëria kërkon revolucion!” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb