Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ Sapo përfundoi deklaratën për media, protestuesit zënë mat Ballën, e sulmojnë me vezë


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përballur me protestues menjëherë pas përfundimit të deklaratës së tij për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për pajisje ushtarake.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përballur me protestues menjëherë pas përfundimit të deklaratës së tij për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për pajisje ushtarake. Teksa Balla po largohej me automjet nga ambientet e rrethimit të Kuvendit, një grup protestuesish, të pozicionuar pranë Xhamisë së Namazgjasë, iu afruan mjetit dhe e sulmuan duke hedhur vezë në drejtim të tij. Nga pamjet e publikuara shihet momenti kur protestuesit qëllojnë drejt automjetit të Ballës, ndërsa ky largohet nga zona. Për më shumë, ndiqni videon. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Taulant Balla