Lajme Zone
Video/ "Rama jepe dorëheqjen", thirrjet e protestës jehuan edhe në koncertin e Kanye West
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ "Rama jepe dorëheqjen", thirrjet e protestës jehuan edhe në koncertin e Kanye West

Thirrjet "Rama, jep dorëheqjen", që prej 42 ditësh dëgjohen çdo mbrëmje në protestat qytetare në Tiranë, kanë jehuar edhe gjatë koncertit të reperit amerikan Kanye West. Pavarësisht organizimit të koncertit, i cili u financua nga qeveria me rreth 4 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në stadium nuk munguan thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama. Në pamjet që qarkullojnë në rrjete

Thirrjet "Rama, jep dorëheqjen", që prej 42 ditësh dëgjohen çdo mbrëmje në protestat qytetare në Tiranë, kanë jehuar edhe gjatë koncertit të reperit amerikan Kanye West. Pavarësisht organizimit të koncertit, i cili u financua nga qeveria me rreth 4 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në stadium nuk munguan thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale dëgjohen pjesëmarrës që brohorasin "Rama, jep dorëheqjen", duke e shndërruar për disa çaste koncertin në një skenë ku u shfaq edhe pakënaqësia politike.

Koncerti i Kanye West ka qenë në qendër të polemikave gjatë ditëve të fundit për shkak të financimit të tij me fonde publike, vendim që është kritikuar nga opozita dhe protestuesit, të cilët e kanë cilësuar si një shpërdorim të parave të taksapaguesve. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm