Lajme Zone
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Radhë në Pikën Kufitare Qafë Botë, defekti në sistemin e palës greke bllokon regjistrimin


Janë krijuar radhë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, si pasojë e bllokimit të procesit të regjistrimit të personave dhe automjeteve në hyrje të territorit grek.

Janë krijuar radhë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, si pasojë e bllokimit të procesit të regjistrimit të personave dhe automjeteve në hyrje të territorit grek.

Sipas burimeve nga PKK Qafë Botë, situata është shkaktuar për shkak të një defekti në sistemin e autoriteteve greke.

Pas komunikimit me autoritetet e palës greke, është bërë me dije se sistemi i tyre ka pësuar një defekt dhe aktualisht janë në pritje të rikthimit të tij në funksion. Si pasojë e këtij problemi, procesi i kalimit në drejtim të Greqisë vijon të jetë i ngadalësuar, duke shkaktuar radhë në pikën kufitare. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet dogoaneqafe boteradhe