Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ Qori: Unë do të jem kandidati i Lëvizjes Bashkë për Bashkinë e Tiranës, por…


Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24 deklaroi se do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24 deklaroi se do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës. Qori theksoi se Rama është në ditët e tij më të vështira. Paralajmëroi se përpara datës së zgjedhjeve lokale në Shqipëri, shumë zhvillime do të ndodhin, duke e vënë theksin tek protesta kundër qeverisjes së Edi Ramës. Arlind Qori: Në zgjedhjet e 9 majit, unë do të jem kandidati i Lëvizjes Bashkë për Tiranën. Por unë mendoj, që zgjedhjet e 9 majit janë shumë larg, në kuptimin e proceseve politike që ndërkohë janë duke ndodhur. Më duket sikur po ka një tendenë për të zhvendosur diskutimin nga protesta tek zgjedhjet. Rama zakonisht e thotë që “prisni zgjedhjet lokale, se do të jenë testi”.

Ndërkohë, Rama ka humbur legjitimitetin për të qeverisur dhe kapacitetin për të qeverisur. Nuk mban dot minimumin e stabilitetit social e ekonomik në Shqipëri. Njerëzit kudo që shkojnë thërrasin kundër Ramës.

Ky njeri është në ditët më të vështira të vetat dhe bën situatën sikur është normale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arlind qpori Bashkia Tirane ilegjitime qeveria e Edi Rames