Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Protestuesja goditet nga gazi lotsjellës në fytyrë, dërgohet e gjakosur te Spitali i Traumës


Përdorimi masiv dhe i pakontrolluar i gazit lotsjellës nga forcat e policisë ka shkaktuar një tjetër incident të rëndë me pasojë lëndimin e qytetarëve.

Përdorimi masiv dhe i pakontrolluar i gazit lotsjellës nga forcat e policisë ka shkaktuar një tjetër incident të rëndë me pasojë lëndimin e qytetarëve. Një e re pjesëmarrëse në protestë është goditur drejtpërdrejt nga një fishek/predhë gazi lotsjellës i lëshuar nga efektivët e rendit. E reja është shfaqur me plagë të rënda dhe të gjakosur në pjesën e fytyrës. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mjekimin e plagëve të shkaktuara. Ky rast shton më tej shqetësimet për përdorimin disproporcional të forcës dhe mjeteve kimike ndaj protestuesve gjatë ditës së sotme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb