Përplasjet dhe incidentet zhvendosen në rrugën “Myslym Shyri”, ku është përqendruar një pjesë e protestuesve pas largimit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Një biznes është përfshirë nga flakët, ndërsa protestuesit u kanë vënë zjarrin edhe koshave të mbeturinave. Tymi dhe flakët kanë përfshirë disa pjesë të rrugës. Tensionet janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku një turmë protestuesish është grumbulluar pas ndërhyrjeve të policisë dhe boshatisjes së bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Situata është rënduar nga zjarret e ndezura në rrugë, ndërsa një biznes pranë Gjykatës së Lartë është përfshirë nga flakët dhe disa koshave të mbeturinave u është vënë zjarri. Për pasojë flakët, janë shpërndarë dhe te pjesët e tjera të godinës, pasi në krahë dhe sipër biznesit janë zyrat e gjykatës. Ndërhyrja e zjarrfikësve normalizoi situatën, por biznesi u shkrumbua, një makinë aty dhe disa zyra të gjykatës. Një prej incidenteve më të rënda është zjarri që ka përfshirë një biznes në këtë zonë. Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe kosha mbeturinash, duke krijuar vatra të tjera zjarri përgjatë rrugës. Zhvendosja e protestuesve drejt rrugës “Myslym Shyri” vjen pasi policia ndërhyri me forca të shumta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Gjatë përplasjeve në bulevard, grupe demonstruesish u kundërpërgjigjën me gurë, kokteje Molotov dhe sende të forta, ndërsa policia intensifikoi ndërhyrjen nga disa drejtime.
Pas largimit nga zona përpara Kryeministrisë, protestuesit u shpërndanë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Një pjesë e tyre u drejtua për në rrugën “Myslym Shyri”, ku tensionet janë shoqëruar me djegien e koshave dhe zjarrin në një biznes.
Kjo nuk është hera e parë gjatë protestave të ditës së pestë që incidentet zhvendosen nga bulevardi drejt zonave të tjera të Tiranës. Përplasjet kanë përfshirë gjatë ditës disa rrugë të kryeqytetit, ndërsa policia ka ndërhyrë vazhdimisht për të shpërndarë demonstruesit.
Në rrugën “Myslym Shyri”, tymi dhe flakët dëshmojnë për vazhdimin e tensioneve edhe pas boshatisjes së bulevardit. Protestuesit mbeten të shpërndarë në disa zona të Tiranës, ndërsa situata vijon të jetë e rënduar. screenshot 57 screenshot 58 screenshot 51 screenshot 52 screenshot 50 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Boshatiset bulevardi pas përplasjeve të ashpra, protestuesit shpërndahen në rrugë të ndryshme të Tiranës 17 Tetor 2026, 18:5218:52Aktualitet Përshkallëzohet situata në Tiranë, protestuesit i vënë flakën ish-hotel Dajtit 17 Tetor 2026, 18:4318:43Aktualitet Policia mobilizim total kundër protestuesve, zbresin në terren forcat RENEA; Altin Dardha me veshje ushtarake 17 Tetor 2026, 18:3618:36Aktualitet Bulevardi plot, protestuesit nuk stepen; policia nis të përdorë plumba gome 17 Tetor 2026, 18:2718:27Aktualitet Lëndohen disa efektivë gjatë përplasjeve, dy policë përfshihen nga flakët e molotovëve 17 Tetor 2026, 18:1518:15Aktualitet Bulevardi arenë lufte/ Policia mobilizon forca të shumta, protestuesit reagojnë ashpër 17 Tetor 2026, 18:0918:09Aktualitet

