Lajme Zone
Video/ Protestuesit mësyjnë edhe te Ministria e Drejtësisë, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Protestuesit mësyjnë edhe te Ministria e Drejtësisë, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën

Një tjetër institucion shtetëror është sulmuar gjatë protestës studentore në Tiranë. Këtë herë, protestuesit kanë shënjestruar Ministrinë e Drejtësisë, ku kanë thyer xhamat në katin e parë të godinës dhe kanë ndezur zjarr.

Përshkallëzohet protesta në Tiranë. Pas largimit nga Kryeministria dhe zhvendosjes drejt qendrës së kryeqytetit, protestuesit kanë sulmuar edhe Ministrinë e Drejtësisë, duke thyer xhamat në katin e parë dhe duke ndezur zjarr në godinë. Një tjetër institucion shtetëror është sulmuar gjatë protestës studentore në Tiranë. Këtë herë, protestuesit kanë shënjestruar Ministrinë e Drejtësisë, ku kanë thyer xhamat në katin e parë të godinës dhe kanë ndezur zjarr.

Incidenti është regjistruar pas zhvendosjes së grupeve të protestuesve nga zona e Kryeministrisë drejt qendrës së Tiranës, ndërsa një pjesë e demonstruesve është drejtuar edhe nga Kuvendi.

Sulmi ndaj Ministrisë së Drejtësisë i shtohet një serie incidentesh të rënda të regjistruara gjatë kësaj të mërkure, me institucione shtetërore dhe biznese private të dëmtuara nga gurët dhe flakët.

Më herët, protestuesit thyen derën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, hynë në ambientet e brendshme dhe nxorën objekte, të cilave u vunë flakën. Zjarr u regjistrua gjithashtu në katin e parë të Ministrisë së Financave. Ndërkohë, në Kryesinë e Kuvendit u thye dera hyrëse dhe u ndez zjarr në hollin e institucionit.

Përplasje të forta u zhvilluan edhe përpara Kryeministrisë, ku demonstruesit hodhën gurë në drejtim të policisë, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Protestuesit arritën të depërtonin brenda rrethimit të Kryeministrisë, ku pemët u përfshinë nga flakët. Më pas, zjarre u ndezën edhe në bizneset që ndodhen në katet e poshtme të kullave përballë godinës së qeverisë.

Me sulmin ndaj Ministrisë së Drejtësisë, numri i institucioneve të prekura nga incidentet e protestës vijon të rritet.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në Ministrinë e Drejtësisë apo për persona të lënduar. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Video/ Përshkallëzohet protesta, protestuesit djegin dy kamionçina të Bashkisë së Tiranës 14 Tetor 2026, 19:2519:25Aktualitet Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen drejt qendrës së Tiranës! 14 Tetor 2026, 19:1519:15Aktualitet Pas përplasjeve te Kryeministria dhe Piramida, protestuesit zhvendosen drejt Parlamentit 14 Tetor 2026, 19:0519:05Aktualitet Përshkallëzimi i protestës së studentëve, 11 persona përfjnë në spital; 4 prej tyre efektivë policie 14 Tetor 2026, 18:4918:49Aktualitet Video/ Përshkallëzohet protesta, u vihet zjarri bizneseve te kullat përballë Kryeministrisë 14 Tetor 2026, 18:4018:40Aktualitet Protesta e dhunshme në Tiranë, Ambasada Amerikane lëshon një tjetër alarm 14 Tetor 2026, 18:3818:38Aktualitet