Ky është momenti kur një protestues tenton të “grabisë” bankomatin, i cili ndodhet në ambientet e një institucioni financiar në kryeqytet. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit më herët kanë mësyrë këtë biznes, duke thyer xhamat dhe duke hyrë në ambientet e brendshme.
Ata kanë hyrë edhe në katin e dytë të këtij institucioni, duke nxjerrë nga dritaret e thyera objektet dhe duke u vënë flakën. Top Channel

