Pas orëve nëpër Tiranë, disa qindra protestues i janë afruar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Si masë paraprake ndaj një grumbullimi më të madh aty ku ndodhet godina e Kryeministrisë, efektivët e FNSH-së janë rreshtuar dhe kanë krijuar një gardh sigurie.
Ndërkohë, në terren ndodhet edhe një autobot uji, që synohet të përdoret për zmbrapsjen e protestuesve.
Një ditë më parë, protestuesit zgjodhën të ndjekin të njëjtin itinerar, duke e përqëndruar protestën e tyre për disa minuta para Kryeministrisë, ku hodhën flakadanë dhe bënë thirrje për dorëhëqjen e kryeministrit Edi Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

