Lajme Zone
VIDEO/ Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit, qëllojnë me gur edhe njëri-tjetrin! Njëri përfundon i gjakosur në spital
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit, qëllojnë me gur edhe njëri-tjetrin! Njëri përfundon i gjakosur në spital

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë një grup protestuesish të maskuar duke nxitur përplasjet me Policinë e Shtetit gjatë protestës para Kuvendit. Në kaosin e krijuar, një protestues u godit me gur në kokë nga një tjetër protestues.

TIRANË- Një grup protestuesish të maskuar janë filmuar në protestën para Kuvendit. Kjo video që sjell Report Tv tregon momentin kur ata nxisin përplasjet te Kuvendi, duke qëlluar në drejtim të efektivëve me sende të forta ndërsa pjesa tjetër e protestuesve qëndron më larg përplasjeve. Aktet e dhunës shkojnë deri në pikën kur protestuesit sulmojnë edhe njëri-tjetrin. Në video dallohet qartë momenti kur protestues, qëllon një tjetër me gur në kokë duke e lënë të lënduar. Ai përfi i gjakosur dhe u dërgua drejt spitalit me ambulancë. Kjo skenë u dënua edhe nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili u bën të qartë protestuesve që duhet t’i harrojnë qëllimet ogruzeza. LEXO EDHE:Protesta para Kryeministrisë arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty “Qëllimet ogurzeza t'i harroni! Ata që dje sokëllinin për skenarë gjakatarë të thikave me helm dhe çadrave pistoletë, pasi vranë me pushkët e shtetit në ditën për diell qytetarë të pafajshëm, sot vënë kujën në Kuvend, pasi kanë fshehur dorën e gurëve që hidhen pas shpinës së vetë protestuesve. I njëjti soj politikanësh pa din e iman, që në dëshpërim të thellë nga braktisja masive që u kanë bërë shqiptarët gënjejnë veten se mund të mbajnë peng me molotovarë dje e kapuçzinj sot, të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nuk ka kthim pas”, shkroi Lamallari. Duke i quajtur terroristë, edhe kreu i grupit të PS ndau pamjet e momentit kur protestuesit qëllojnë njëri-tjetrin. Balla thotë se i plagosuri u pretendua nga Sali Berisha se është qëlluar nga Policia e Shtetit, por ndërkohë ata kanë sulmuar njëri-tjetrin. "Shikojeni si terroristët godasin njëri-tjetrin me sende të forta. Ky është personi për të cilin bufi Sali thotë se e ka goditur Policia e Shtetit", shkroi Balla. Në foton më poshtë mund të shihni protestuesin që u qëllua me gur dhe ndodhet i gjakosur brenda ambulancës. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Tirane protestat kunder qeverise Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 67.6% Jo 26.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 1227 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?