Gazetari i News24, Marsel Rupi, është sulmuar me spraj piperi nga policia pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, teksa po filmonte shoqërimin e një protestuesi. Sipas informacioneve paraprake, gjithçka nisi pasi gazetari po filmonte ndërhyrjen e policisë dhe kërkonte vazhdimisht shpjegime nga efektivët se përse po shoqërohej personi në fjalë. Gjatë këtij momenti, gazetari u godit me spraj piperi, duke pësuar irritim dhe shqetësime të forta në sy. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur vijojnë tensionet dhe shoqërimet e protestuesve në Tiranë. Për më tepër, ndiqni pamjet nga incidenti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: dhunohet gazetari
